Nënkryetarja e VV’së: LDK i ka ngatërruar zgjedhjet parlamentare me presidenciale

Nënkryetarja e LV-së, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku ka shkruar se oferta e Vetëvendosjes që nga fillimi kishte qenë e balancuar, mirëpo, ishte refuzuar nga LDK-ja, raporton Gazeta Express.

Kollçaku ka shkruar në Facebook se Lidhja Demokratike e Kosovës i ka ngatërruar zgjedhjet parlamentare me ato presidenciale.

“Nuk është pritur nga një parti që e quan veten institucionaliste, të ngatërrojë zgjedhjet Parlamentare me zgjedhjen e Presidentit, meqenëse dallojnë në thelb dhe nuk është koha”, ka shkruar e njëjta.

LV dhe LDK po përplasen nga distanca, pasi që dy partitë ia kanë refuzuar njëra – tjetrës ofertat e fundit që kanë vënë në tavolinë të diskutimit./

 

Të fundit

Isa Mustafa: Nëse s’ka koalicion LDK-VV, Kurti duhet të gjejë zgjidhje tjetër

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet të gjejë zgjidhje tjetër nëse nuk i pranon kërkesat e partisë së dytë....

Thaçi e Kurti nuk përshëndeten fare mes vete

Raportet ndërmjet liderit të VV’së, Albin Kurtit, dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçi, vazhdojnë të jenë të ftohta. Ata edhe sot në një organizim nuk...

Konjufca priti në takim një grup prej 120 studentësh nga Austria

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, priti sot në takim një grup prej 120 studentësh nga Universiteti i Vjenës, të cilët po qëndrojnë për vizitë...

Loredana ia kthen përgjigjen e pahijshme por epike komentueses që i tha “s’ke nder prandaj të la Mozzik”

Pasi konfirmuan ndarjen, Mozzik dhe Loredana e kanë bërë të qartë se marrëdhëniet me njëri-tjetrin nuk janë aq të mira. Ndërkohë reperja me anë të një...

Nënkryetarja e VV’së: LDK i ka ngatërruar zgjedhjet parlamentare me presidenciale

Nënkryetarja e LV-së, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku ka shkruar se oferta e Vetëvendosjes që nga fillimi kishte qenë e balancuar, mirëpo, ishte refuzuar nga...