LDK e sfidon VV’në me postin e kryeparlamentarit, a do të sakrifikohet Konjufca?

Lidhja Demokratike e Kosovës iu është përgjigjur ofertës së Albin Kurtit për shtim të numrit të ministrive në 14-të, duke ia nisur propozimin që e kishin bërë në takimin e parë pas seancës së 26 dhjetorit. Edhe këtë herë, partia e udhëhequr nga Isa Mustafa ka kërkuar që t’iu kthehet pozita e kryeparlamentarit, që nënkupton se Kurti duhet të sakrifikojë Glauk Konjufcën, njeriun e dytë më të votuar në LV në zgjedhjet e gjashtë tetorit, shkruan Gazeta Express.

Derisa Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga LDK-ja që të i lajmërojnë nëse pranojnë apo jo ofertën e tyre që me gjasë do të jetë e fundit që do të negociojnë, nga Lidhja Demokratike e Kosovës iu kanë përcjellë sot edhe zyrtarisht propozimin që e kanë dhënë qysh pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Në të shkruhet se LDK-ja do të pranonte një marrëveshje me LV-në, vetëm në rast se kjo e fundit do t’ia kthente postin e kryeparlamentarit, ku në seancën e 26 dhjetorit është emëruar Glauk Konjufca.

Kjo do të thotë se Lidhja Demokratike ka kërkuar nga Kurti, që të urdhërojë dorëheqjen apo shkarkimin e Konjufcës, në mënyrë që kjo pozitë të iu lirohet atyre.

Një skenar i tillë do të ndodhte deri kur të vjen koha për votim të presidentit, që LDK e do për vete. Në rast se në Kuvend arrihen votat e nevojshme për të parin e shtetit, atëherë LV-së do t’i kthehej paralamentari.

Mirëpo, po kjo ofertë që u publikua sot edhe zyrtarisht është refuzuar në parim nga Kurti në takimin në nivel të liderëve.

Kurti i ka thënë Mustafës se pozita e kryeparlamentarit është e kryer dhe e pa negociueshme, ndërsa, të njëjtit ia ka ofruar një propozim të ri, që nënkupton rritjen e ministrive në 14, ku dy ministri do të barazohen me kreun e Kuvendit që mban LV-ja.

Të fundit

Isa Mustafa: Nëse s’ka koalicion LDK-VV, Kurti duhet të gjejë zgjidhje tjetër

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet të gjejë zgjidhje tjetër nëse nuk i pranon kërkesat e partisë së dytë....

Thaçi e Kurti nuk përshëndeten fare mes vete

Raportet ndërmjet liderit të VV’së, Albin Kurtit, dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçi, vazhdojnë të jenë të ftohta. Ata edhe sot në një organizim nuk...

Konjufca priti në takim një grup prej 120 studentësh nga Austria

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, priti sot në takim një grup prej 120 studentësh nga Universiteti i Vjenës, të cilët po qëndrojnë për vizitë...

Loredana ia kthen përgjigjen e pahijshme por epike komentueses që i tha “s’ke nder prandaj të la Mozzik”

Pasi konfirmuan ndarjen, Mozzik dhe Loredana e kanë bërë të qartë se marrëdhëniet me njëri-tjetrin nuk janë aq të mira. Ndërkohë reperja me anë të një...

Nënkryetarja e VV’së: LDK i ka ngatërruar zgjedhjet parlamentare me presidenciale

Nënkryetarja e LV-së, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku ka shkruar se oferta e Vetëvendosjes që nga fillimi kishte qenë e balancuar, mirëpo, ishte refuzuar nga...