Dalin video të reja nga plagosja në Prishtinë, si ndodhi gjithçka

orët e para të së shtunës ka ndodhur një përleshje me armë zjarri ku si pasojë e saj katër persona kanë mbetur të plagosur

Rasti ka ndodhur në rrugën “Rinia” në Prishtinë, në hyrje të klubit të natës “Duplex” ku dy grupe kanë qëlluar me armë zjarri në njëri-tjetrin.

Policia në vendin e ngjarjes kishte sekuestruar tri armë zjarri të cilat dyshohet se ishin përdorur në përleshje.

“Në këtë rast katër persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Ndërkohë që policia ka identifikuar personat e dyshuar dhe është në kërkim të tyre. Nga njësitet policore në vendngjarje janë sekuestruar tri armë zjarri që dyshohet të jenë përdorur në këtë rast”, thuhet në komunikatën e policisë.

Ndërkaq Andi Pajaziti, mik dhe bashkëpunëtor i Astrit Mehmetit – ‘Llepotës’, dyshohet të ketë marrë pjesë në gjuajtjet me armë ndërmjet dy grupeve para klubit të natës “Duplex”, mesnatën e së premtes në Prishtinë.

Nga pamjet e publikuara në rrjete sociale shihet se si ka filluar e tërë përleshja.

Video nga përleshja: