‘Mia’ nga një ‘Rebele’, tash nënë e tre fëmijëve

Nuk ka kosovar që është gjeneratë e të 90-tave, e nuk e mban në mend serialin e famshëm latin “Rebelde Way”, që transmetohej çdo ditë në orën 5:30 në Kohavision.

Të gjithë prisnin me padurim ta përcillnin ngjarjen që tashmë kishte bërë për vete qindra shikues të rinj kosovarë.

Dhe ndër personazhet e preferuara të të gjithëve, ishte Mia Colucci, pa çka se dikë mund ta ketë bërë nervoz me lazdrimllëkun e saj.

Aktorja që luante Mian, Luisana Lopilato, është sot e martuar me këngëtarin e famshëm Michael Buble, dhe bashkë kanë tre fëmijë, kurse së fundmi janë parë në një udhëtim në Florence të Italisë bashkë me të tre fëmijët e tyre.

Këngëtari 42 vjeçar dhe aktorja e modelja Lopilato, 32 vjeçare, janë parë si rrallë herë me të tre fëmijët e tyre, Noah 5-së vjeç, Elias 3 dhe Vida, 11-të muajshe.

Ndërsa përfundimisht, Noah djali i tyre i madh, është mirë me shëndet pasi që vitin e kaluar, mposhti kancerin.

Derisa Lopilato, po duket tejet në formë, ndonëse ka lindur tre fëmijë e vajzën të vogël nuk e ka as një vjeç!