Ky është tipari që i bën femrat të çmenden pas meshkujve

Meshkuj, nëse keni menduar se mund ta bëni për vete një vajzë duke treguar muskujt apo bukurinë që ju karakterizon e keni menduar gabim.

Të paktën për një pjesë të veçantë të femrave, këto dy tipare nuk janë të rëndësishme.

Studimi “The Masculinity Paradox”, u paraqiti mbi 8 mijë grave foto të ndryshme të meshkujve me gjatësi të ndryshme të mjekrës dhe ju kërkuar që të rendisin fytyrat në aspektin e tërheqjes duke nisur nga ata që mund t’i joshnin më shumë deri tek ata më pak.

Ato zgjodhën dhe me kë do të preferonin një lidhje serioze e me kë një lidhje afatshkurtër dhe si përfundim shumica pëlqente dhe tërhiqej nga meshkujt me mjekër të gjatë dhe shumë më pak nga meshkujt pa mjekër.

Femrat pëlqejnë meshkujt me mjekër dhe ata që karakterizohen nga zgjuarsia dhe e përdorin këtë cilësi për t’u bërë atyre përshtypje.