Disa truqe që parfumi juaj të mbajë aromën më gjatë

KOSOVARJA-
Vala

Keni blerë atë parfumin e shtrenjtë dhe e ruani për raste të veçanta? Nuk ka nevojë ta ruani më! Duhet t’i dini disa mënyra që parfumi juaj të mbajë aromën më gjatë.

Mos lëni parfumet në vende të ngrohta dhe të lagështa

Mos i lëni parfumet në banjo. Drita, nxehtësia dhe lagështia prishin parfumin dhe kualitetin e tij. Ruani në vende të ftohta dhe të errëta dhe larg dritareve.

Lyeni me vaselinë trupin ku hidhni parfumin

Vaselina ndihmon që parfumi të mbajë aromën më gjatë. Mos hidhni parfum në lëkurë të thatë.

Hidhni parfum menjëherë pas dushit dhe para se të visheni

Lagështia në lëkurën tuaj pas dushit e mban aromën e parfumit më gjatë. Kjo po ashtu ndihmon që parfumi të mos lë njollë në rrobat tuaja ose të dëmtojë bizhuteri delikate.