Xhafer Tahiri, për Hasan Prishtinën: Na e zbukurove qytetin o trim!

Sot është vendosur edhe fizikisht shtatorja e heroit dhe veprimtarit të shquar shqiptar, Hasan Prishtina, në sheshin që po ndërtohet dhe që do të mbaj pikërisht emrin e tij.

Vendosjen e kësaj shtatoreje e ka komentuar edhe Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri.

“Heroi i Kombit Hasan Prishtina i rikthehet në bronz qytetit të tij, Vushtrrisë, Vicianës antike.” ka shkruar ai në facebook, bashkangjitur me fotografinë e shtatores së tij.

Ndërsa si kryetitull të gjithë kësaj i kësaj ai ka vendosur fjalinë ” Na e zbukurove qytetin o trim”.