Mësohen emrat më të përdorur për të porsalindurit në Kosovë

Për 9 muaj prindërit janë ata që mendojnë më së shumti se si do të quhet vajza ose djali që presin të vijë në jetë. Në Kosovë, në trend janë emrat e shkurtër me maksimum pesë shkronja. E listës i prijnë emrat Dua dhe Noar.

Noar, është emri më i shpeshtë që prindërit u kanë lënë foshnjave të tyre, për tre muajt e fundit. Me këtë emër, u pagëzuan 71 fëmijë.

Kështu thuhet në raportin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbi emërtimet e fëmijëve të porsalindur në Kosovës, të cilën e ka siguruar televizioni 7.

E sa i përket gjinisë femërore, emri DUA prin në këtë listë.

Është një e përbashkët e të gjithë emrave që janë në top dhjetëshen e këtij raporti. Ata janë të shkurtër, maksimum kanë pesë shkronja.

Noar, Ajan, Amar , Omer, Anuar, Dua, Jara, Alea, dhe Anik janë 10 emrat më të përdorur në Kosovë për foshnjat e porsalindura.

E nënat shtatzëna janë ato që zakonisht vendosin për emrat e fëmijëve. Motivet për emrat janë të ndryshme.

Por, edhe baballarët jo rrallë janë ata që zgjedhin emrat për fëmijët e tyre.

E shpesh herë është e zakonshme që emrat e fëmijëve brenda familjes të përshtaten ose kombinohen.

Statistikat e vitit të kaluar, tregojnë se brenda territorit të Kosovës brenda vitit janë kryer mbi 23.563 lindje, prej tyre shumica të gjalla dhe 161 të vdekura.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/mesohen-emrat-me-te-perdorur-per-te-porsalindurit-ne-kosove-554258/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright