Plisat mbërrijnë në Pejë, çfarë po ndodh momentalisht në Pejë

Tifozët e Prishtinës, ‘Plisat’ kanë mbërritur në Pejë dhe momentalisht janë duke u përgatitur për t’u futuar në stadiumin e Besës, Shahin Haxhiislami.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me sigurimin kanë kontrolluan një nga një të gjithë tifozët që po hyjnë në stadium, shkruan GazetaBlic

Ky mobilizim i Policisë është mjaft i mirë, pasi eviton të gjitha llojet e incidenteve që mund të ndodhin brenda stadiumit.

Prishtina dhe Drita takohen sot me fillim nga ora 16:00, në kuadër të xhiros së fundit të Vala Superligës së Kosovës.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës cilësohet si një nga ndeshjet më interesante në histori të kampionatit kosovar.

Prishtina ndodhet në vendin e dytë me 63 pikë, kurse Drita në vendin e parë me 66 pikë.

Në dy ndeshjet e kaluara, Drita ka një golaverazh më të mirë +1.

Skuadra e Prishtinës duhet të fitojë me dy gola epërsi në e dëshiron titullin pas 4 vjetësh – ndërsa Drita mund ta rikthejë titullin pas 15 vjetësh, me barazim, fitore apo edhe humbje me një gol disavantazh.

Ndeshja fillon nga ora 16:00.

Rreth 1200 ‘Plisa’ dhe 100 Intelektualë priten të jenë në stadium.