Drita barazon ndaj Prishtinës dhe fiton titullin pas 15 viteve

Skuadra e Dritës edhe zyrtarisht është kampione e Vala Superligës së Kosovës.

Drita ka barazuar ndaj Prishtinës me rezultatin e barabartë 0-0, me ç’rast edhe ka siguruar titullin e dytë në histori të klubit, shkruan GazetaBlic

Skuadra nga Gjilani (Drita) ka fituar titullin e Vala Superligës së Kosovës pas 15 viteve – hera e fundit kur kjo ka ndodhur ka qenë viti 2003.

Pas të gjitha xhirove të zhvilluara në Superligë, Drita ka grumbulluar plotë 67 pikë, kurse skuadra nga kryeqyteti, Prishtina ka fituar gjithsej 64 pikë – të cilat nuk i kanë mjaftuar për të fituar titullin.

Skuadra e Dritës tashmë edhe zyrtarisht do të na përfaqësojë në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Krasniqi dhe Kastriot Rexha lëshuan rastet më të mira për Dritën – ndëesa Ahmeti për Prishtinën.

Prishtina e mbylli ndeshjen me dy kartonë të kuq. Në minutën e 30’të, Curri u ndëshkua me të kuq, kurse në minutën e fundit, Dallku mori kartonin e kuq dhe u largua nga fusha.

Dy lojtarët më me përvojë tek Prishtina, apo edhe dy mbrojtësi Debatik Curri dhe Armend Dallku u ndëshkuan me të kuq.

Skuadrat filluan ndeshjen me këto formacione:

Prishtina: Bekaj, Osmani, Dallku, Curri, Bashiru, Taipi, Jamal, Bozovic, Hoxha, Mankenda, Januzi. Kryetrajner: Mirel Josa.

Drita: Rexhepi, Musaj, Limani, Gërbeshi, Leci, Kuka, B.Shabani, Krasniqi, Fazliu, Xh.Shabani, Rexha. Kryetrajner: Bekim Isufi.