MC Kresha dhe Elinel së shpejti këndojnë “për familjet”

Javët e fundit janë publikuar shumë këngë të reja në tregun muzikor shqiptar ndërsa janë paralajmëruar edhe disa të tilla.

Në mesin e tyre është edhe një bashkëpunim në mes të dy prej reperëve më të mirë shqiptarë.

Bëhet fjalë për Elinelin dhe MC Kreshën, që kanë bashkuar forcat për të sjell një këngë të re.

Pintërisht 🌶

A post shared by MC Kresha (@tavnikcity) on

Dyshja tashmë kanë zyrtarizuar projektin e përbashkët të titulluar “Për familje”, i cili do të shoqërohet edhe me video.

Ka qenë vetë Elinel që ka bërë publike përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Instagram, por që nuk ka dhënë shumë detaje.

Megjithëse nuk ka datë të publikimit, besohet se brenda muajit të ardhshëm do të mund ta dëgjojmë këngën e re.

Ndryshe, dyshja do të sjell edhe projekte të reja muzikore ndaras gjatë gjithë këtij viti.