Digjet vetura e pedagogut të njohur

Në orët e vona të mbrëmjes një makinë ka shpërthyer në flakë

Mësohet se makina i përket pedagogut Arben Haxhihyseni, i cili jep mësim në Universitetin e Elbasanit.

Policia bën me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 në lagjen “Qemal Stafa”, ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

“Mjeti tip ‘Benz’ është djegur pjesërisht dhe ishte parkuar në rrugicë para banesës së pedagogut të Universitetit Aleksandër Xhuvani.

Më datë 29.04.2018, rreth orës 00:30, në lagjen “Qemal Stafa” Elbasan , ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz” me targë AA 484FG, në pronësi të shtetasit A H, 62 vjeç.

Mjeti  ishte i  parkuar në rrugicë  para banesës së tij, ku  si pasojë e zjarrit mjeti  është djegur pjesërisht, pasi zjarrfikësja dhe policia kanë mbërritur në kohë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit,  ku paraprakisht dyshohet zjarrvënie e  qëllimshme”, njofton policia./Gazeta Express