Me maska në kokë e rrahin mitrovicasin, i marrin veturën dhe 4 mijë euro

Në fshatin Kçiq i Madh i Mitrovicës, dje në orët e hershme të mëngjesit, persona të maskuar dhe të armatosur e kanë sulmuar një burrë.

Përveç sulmit fizik ndaj tij, dy të dyshuarit nga oborri i viktimës kanë marrë edhe një veturë të markës Opel si dhe prej tij 4 mijë euro para të gatshme, njofton policia.

Pas lëndimeve të pësuara, viktima ka pranuar ndihmën e duhur mjekësore. Më pas policia ka arrit të gjejë veturën e grabitur e cila ka qenë e braktisur.

Rasti thuhet se vazhdon të jetë nën hetime.