Afërdita Dreshaj: Gjëja parë që shoh tek një mashkull janë këpucët!

Modelja dhe këngëtarja shqiptare nga Maqedonia për Revistën Who ka treguar si kurrë më parë për 20 gjërat më interesante nga jeta e saj, duke nisur nga zakonet e deri tek raporti i saj me të fejuarin e saj çek, Jakub Kindl.
Modelja dhe këngëtarja shqiptare nga Maqedonia për Revistën Who ka treguar si kurrë më parë për 20 gjërat më interesante nga jeta e saj, duke nisur nga zakonet e deri tek raporti i saj me të fejuarin e saj çek, Jakub Kindl.Këto janë 20 gjërat që s’i keni ditur për Afërdita Dreshajn:E urrej shiun dhe kam shumë frikë nga shiu (kam një arsye shumë të fortë për këtë).Jam e çmendur pas thonjve dhe flokëve të mi… Duhet të jenë perfektë, ose ndryshe nuk dal nga salloni. Mikeshat më quajnë “hair perfectionist”, sepse po s’më doli ngjyra që dua, parukierët kanë punë me mua… Edhe nëse nuk ia dalim atë ditë, do të punojmë disa ditë rresht për të arritur ngjyrën që duhet.Më pëlqen kafja e ftohtë, më shumë se sa e ngrohta.Jam shumë kokëfortë dhe ia dal gjithnjë të bëhet siç dua unë. Flas 4 gjuhë.I dashuroj ‘Haribot’.
Kur dua, dua çmendurisht.

Nga dita kur jemi lidhur, nuk jemi zënë kurrë me Kubin (kështu i thërret Afërdita, të dashurit të saj Jakub Kindl) deri në atë pikë sa të mendojmë ndarjen, qoftë edhe për vetëm një ditë.

Stresohem edhe për gjënë më të vogël.

Në listën e telefonit tim ‘favorites’ kam 7 njerëz dhe e para ndër to është Jehona (motra e saj).

Ha shumë, por ushtrohem shumë në palestër.

Kam të njëjtën adresë email-i që nga mosha 12 vjeç.

Kam qenë nxënëse me të gjitha 10-ta në shkollë.

Nëse më pëlqen një gjë, i blej të gjitha ngjyrat e atij modeli.

Në jetën e përditshme nuk vesh kurrë funde ose fustane, miqtë më thonë që ngjan më shumë si çun sesa si goc me këto veshje.

Jam shumë e ndjeshme, prekem edhe duke parë një film, ose duke dëgjuar një histori në ekran.

E urrej rrëmujën dhe papastërtinë… Për këtë arsye, gjithmonë përfundoj duke u marrë vetë me punët, edhe pasi ka ikur pastruesja.

Besoj në ‘karma’.

Gjëja parë që shoh tek një mashkull janë këpucët.

Kam më shumë se 100 palë atlete