Ju kujtohen Paloma dhe Diego? Kështu duken aktorët pas 17 vitesh

Janë disa telenovela të njohura që janë transmetuar vite më parë në televizionet shqiptare, por nuk mund të harrohen lehtësisht nga ne. Të ngrejnë dorën ata që e kanë parë telenovelën, “Kur ti të jesh e imja”, me protagonistë, Palomën dhe Diegon? Historia e tyre e dashurisë na ka mbajtur të gozhduar përpara televizionit, plot 17 vite më parë.
Edhe pse na duket shumë e afërt dita që e kemi parë këtë telenovelë pasi e mbajmë mend shumë mirë, “Kur ti të jesh e imja” është xhiruar në vitin 2001. Dy aktorët kryesorë sigurisht që kanë ndryshuar, pasi kanë kaluar shumë vite, por sërish ata njihen dhe dallohen lehtësisht se janë Paloma dhe Diego. Nëse jeni kurioz për të parë sesi duken tani Paloma dhe Diego, shikoni në fotot e mëposhtme;