Thaçi kërkon të dijë nëse Albin Kurti do t’u bashkohet bisedimeve me Serbinë

Në një konferencë që po mbahet në Prishtinë, e ku po marrin pjesë Presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri e lideri i VV-së Albin Kurti, Thaçi i cili po synon me çdo kusht të krijojë një grup uniteti që i duhet për bisedimet me Serbinë, ka thënë se është e rëndësishme që të gjithë janë për dialog
“Nëse nuk është kështu, më korrigjoni”, ka thënë Thaçi, duke shikuar në drejtim të Kurtit. Lideri i VV’së në këtë tryezë ka qenë konstruktiv duke mos i bërë kritikat e zakonshme në adresë të Thaçit se po e shet Kosovën në bisedimet e Brukselit.

“Strategjinë e bisedimeve e bëjmë bashkë”, ka thënë ai.

Thaçi ka folur dhe për Ekipin e Unitetit, duke thënë se krijimit të këtij grupi duhet t’i paraprijë miratimi i një rezolute në Kuvend.

Mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja e Kurtit rreth përfshirjes në këto bisedime.