Fansi e ofendoi rëndë, shpërthimi i Ronela Hajatit do t’ju lë gojë hapur

Pak ditë më parë Ronela Hajati me anë të një postimi në Instagram njoftoi se këtë muaj do të
publikojë këngën e saj më të re duke zbuluar se do të shfaqet me një look shumë të veçantë.
Ditën e sotme këngëtarja ka postuar edhe një foto tjetër nga klipi ku shkruan: “Përrallë”,
megjithatë nuk dihet nëse është ky titulli i këngës.

Ronela ka marrë qindra komplimenta në këtë foto, por ka edhe nga ata që siç duket nuk e
simpatizojnë këngëtaren. “Lutju dreqit për pak famë”, i shkruan një komentues dhe një emoji
me gishtin e mesit.
Por as Ronela nuk e ka lënë pa i kthyer përgjigje dhe i replikon: “Po do bëjë një sakrificë me
gjak ditën e martë datë 13 dhe do të ta marr këtë gishtin tënd dhe do të ta fus…në hundë
hahahaha”.

Gjithashtu nga ky koment, Ronela ka zbuluar se klipi do të publikohet më datë 13 prill.