“Peshqit e mëdhenj”, ambasada amerikane ironizon në ditën e Gënjeshtrave

Sot në pjesën më të madhe të Evropës, por edhe në Ballkan “festohet” 1 prilli ose e njohur ndryshe si Dita e Gënjeshtrave.
Shqiptarët ndër vite e kanë “festuar” më se miri këtë ditë, sidomos politika.

Por duket se nga kjo është “infektuar” edhe ambasada amerikane në Tiranë.

Në ditën e gënjeshtrave ambasada publikon një foto në rrjetet sociale ku shfaqet ambasadori Donald Lu duke pyetur një peshkatar në lidhje me “peshqit e mëdhenj”.

Tashmë dihet se në Shqipëri, nga ambasadori Lu dhe prej politikës, si “peshq të mëdhenj” janë etiketuar njerëzit e korruptuar të gjyqësorit dhe politikës që do të duhej të ishin kapur që në fund të vitit të shkuar, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
“Gëzuar ditën e gënjeshtrave shkruan ambasada”.

“Ku janë peshqit e mëdhenj”, pyet ambasadori Lu?

Ndër peshkatari i tregon disa cirona të vegjël, ndërsa e uron gëzuar 1 prillin, si për të treguar se peshqit e mëdhënj janë zhdukur nga rrjeta..