Qeveria e Kosovës bashkëpunon me Erdoganin: Arreston dhe nis deportimin e drejtorëve të shkollave turke

Pesë shtetas turq, banorë të Kosovës, janë arrestuar nga Policia të enjten në mëngjes
Gazeta Express merr vesh se të arrestuarit janë drejtues të institucioneve shkollore turke në Kosovë, të identifikuar nga Turqia si mbështetës të Fetullah Gulen, kundërshtarit të Presidentit Erdogan.

Arrestimet, në mëngjesin e sotëm, ndodhën në dy rajone, në atë të Prishtinës dhe Gjakovës.

Express merr vesh se të arrestuarit janë dërguar për në polici kufitare, derisa pritet vendim për dëbimin e tyre në Turqi.

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e pesë drejtuesve të shkollës “Mehmet Akif”, dhe kanë bërë të ditur se aktualisht po mbahen në divizionin për të huaj, derisa të përfundojnë procedurat e deportimit.