Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së paralajmëron shkarkimin e drejtorit Driton Gashi!

Komisioni për Parlamentar Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pritet të shkarkojë nga funksioni i drejtorit të AKI-së Driton Gashin, nëse vërtetohet se ka bërë tejkalim të kompetencave me ndalimin dhe depërtimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova.Kështu ka bërë të ditur për “Gazeta Blic” anëtarja e këtij komisioni nga radhët e PDK-së Xhevahire Izmaku. Sipas saj, ky komision pritet që të mblidhet nesër ose në fillim të javës së ardhshme për të trajtuar këtë çështje.“Besoj që nesër ose të martën do të mblidhemi si komision dhe në momentin që do të sigurojmë diçka zyrtare se ka bërë tejkalim të kompetencave unë jam për të shkarkuar”, u shpreh ajo.

Sipas deputetes Izmaku, drejtori i AKI-së ka qenë çdo herë i rezervuar me informacione ndaj deputetëve, duke dhënë vetëm komente si përgjigje ndaj pyetjeve të tyre, të cilat siç u shpreh kjo deputete nga radhët e PDK-së vetëm kanë shkaktuar konfuzione tek ta.“Si komision nuk kemi pasur asnjë informacion nga AKI-ja, pasi që e kemi humbur edhe ritmin e mbledhjeve për shkak të dorëheqjes së Donika Kadajt nga funksioni i kryetarës së Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së. Por realisht në mbledhjet e mbajtura kur prezent e kemi pasur drejtorin e AKI-së ai rezervohet ndaj pyetjeve të deputetëve, nuk kemi marrë deklarata të drejtpërdrejta nga ai por komente”, tha Izmaku.
“Arrestimi i sotshëm i gjashtë shtetasve turq, banorë me leje të vlefshme qëndrimi në Kosovë dhe punonjës në Kolegjin Mehmet Akif të akredituar sipas standardeve përkatëse të Kosovës, nuk përfaqëson as formën e duhur të zhvillimit të sundimit të ligjit as konsolidimit të nevojshëm të demokracisë. Ndërmarrja e veprimeve të tilla pa respektim të procedurave përkatëse dhe mungesë transparence lë hapësirë të theksuar për mëdyshje për veprimet arbitrare të autoriteteve në fjalë”, ka shkruar Veseli në Facebook.