Helmoi vjehrrën, nusja vrasëse ngelet në burg

Është lënë në burg 21-vjeçarja Marjana Çmeta, e cilia një vit më parë helmoi vjehrrën e saj Lirije Lami.
Ngjarja e rëndë ndodhi një vit më parë, ku 21-vjeçarja helmoi vjehrrën e saj, pasi dyshonte se kishte ndikuar në marrëdhënien që ajo kishte me burrin.

Edhe pse krimi ndodhi një vit më parë, krimi i rëndë u zbulua vetë pak javë më parë, ku policia e Tiranës arrestoi hoxhën Hysen Shehu, vjehrrin Agim Lami dhe kushëriri Arben Saliu, pasi kanë qenë në dijeni dhe nuk kanë treguar ngjarjen.

E gjithë ngjarja u zbulua pas filmimit që hoxha i kishte bërë rrëfimit të nuses, e cila kishte shkuar tek ai për të kërkuar faljen e Zotit.

Gjykata e Tiranës, ndërkohë ka lënë të lirë tre të arrestuarit, hoxhën, vjehrrin dhe kushëririn, duke vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’.