Pas kushtit të vizave,  Kosova kalon edhe kushtin e pranverës: Plakat kosovare shkunden me sukses

Si duket thënia “nimoj vetës se të nimon dhe Zoti” është e vërtetë, pasi që kjo është dëshmuar në këto dy ditë. Në ditën kur Kuvendi i Kosovës ratifikojë marrëveshjen për shënjimin e kufirit aka demakracionin me Malin e Zi, ndodhi edhe mrekullia tjetër e cila nuk mund të ndodhë pa ndihmën e Allahut

Pikërisht në ditën kur deputetët e zgjedhur nga populli vendosën ti ndihmojnë Kosovës duke e ratifikuar demarkacionin e kësisoj duke hapur dyert e xhenetit të vizave, Allahu vendosi ti ndihojë deputetëve që tua kalojë edhe një kriter tjetër drejt xhenetit të pranverës.

Kësisoj Kosova ka plotësuar edhe kushtin për të hyrë në stinën e Pranverës, pasi në të njejtën ditë kur është plotësuar kushti për liberalizim të vizave, ka rënë edhe borë.

Kjo borë e cila fillimisht kur të bie duket tepër e bukur dhe e butë, por që shkrihet shpejt e më pas rrugët e Kosovës bëhen sikur kanalizime të hapura, njihet edhe si periudha kur “shkunden plakat.

Shkundja e plakave është termi që përdoret për të shpjeguar borën kur të hymë në stinën e pranverës sespe sipas mitologjisë sonë tepër të vjetër, kur të himë ka gjysa e marsit ska nevojë me ra borë tjetër pos mu shkund plakat gjë që nuk e ka kurrfar kuptimi, po na thjesht i besojmë.

Tash Kosovës i ka mbetur vetëm edhe një kusht për ta zgjidhur që ti bashkohemi BE-së përfundimsiht si evropian të rinj por të lashtë, duke e zgjidhur të vërtetën për rrahjen e reperit Fero.

Kështu që pa e zgjatur fare kësisoj i japim fund këtij lajmi tepër palidhje, duke shpresuar për ditë më të mira.