KJO BOTE U KRIJUA PER HIRE TE MUHAMMEDIT…!

Ka thënë dijetari i madh, shejkhu i nderuar Abdulaziz bin Baz -Allahu e mëshiroftë-:
“Disa njerëz thonë se kjo botë është krijuar për hirë të Muhammedit -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij-, e sikur mos të ishte Muhammedi -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij- nuk do krijohej kjo botë e as do krijoheshin njerëzit.
Kjo është diçka e kotë (besim i kotë dhe i pa saktë) dhe është një fjalë e pa bazuar (në ndonjë hadith të saktë). Allahu i Lartësuar e krijoi këtë botë që të njihet (prej krijesave) dhe të adhurohet, i Lartësuar e pa të meta është Ai”