Angela tregon historinë e saj me Ronaldon

Aktorja e filmave për të rritur, Angela White ka rrëfyer se ka pasur një histori shumë të shkurtër me yllin e Realit, Cristiano Ronaldo.

33-vjeçarja australiane tregoi se ka njohur portugezin në Sydney dhe se kanë kaluar natën së bashku, por Ronaldo vetëm në mëngjes ka mësuar se me kë kishte të bënte.

“U takuam në një festë në Sidney dhe në fakt isha unë ajo që flirtova e para me të. Pas feste, Cristiano më ftoi në suitën e tij dhe kaluam natën bashkë. Vetëm në mëngjes, në fakt ishte drekë, pasi u zgjuam shumë vonë, ai mësoi se kush jam unë dhe preferoi që të mos mbajmë kontakte”, rrëfeu Angela.