Lëvizjes Vetëvendosje i është bashkuar ish gjenerali, Enver Dugolli.

Aderime në Vetëvendosje, interesante se kush iu bashkua

Lëvizjes Vetëvendosje i është bashkuar ish gjenerali, Enver Dugolli.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, që ka treguar se me Dugollin ka qenë në qeli në burgun e Nishit.

“Mbi 10 vjet gjithsej si i burgosur politik, shtatë vjet në TMK, 10 vjet në FSK si kolonel, prej këtyre të fundit gati katër vjet si atashe ushtarak në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, me gjeneralin në pension Enver Dugollin sot ishim bashkë për homazhe në Prekaz, dhe, tash e tutje do të jemi bashkë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!”.

“Tre muaj kemi qenë në të njëjtën qeli C-17 në Burgun e Nishit në fillim të vitit 2000. Na presin shumë punë e sfida bashkë. Dija, përvoja dhe ndershmëria e tij na e shtojnë fuqinë”, ka shkruar Kurti në Facebook.