“Bëj shumë seks”, përgjigja e Robertit e bën me turp moderatoren

Bashkëshorti i Nora Istrefit, Robert Berisha, ka rrëfyer sesi ia del të qëndrojë në formë kaq të mirë, e këtë e ka pohuar në emsionin “Why Not” të Roza Latit.

“Unë mendoj që është gjenetika dhe mënyra ime e jetesës. Ushqimi, palestra, seks sa më shumë, ujë sa më shumë dhe gjumë pasdite.”-u shpreh Berisha.

“Është sport zemër!”- tha fillimisht moderatorja Lati, e më pas mbuloi fytyrën me bllokun e shënimeve.