Vdes një person në sheshin e Prishtinës

Një person sot është gjetur i alivanosur në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë, ku përkundër intervenimit mjekësor, ai nuk ka arritur të mbijetojë.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci për Periskopin ka thënë se personi është i moshës 60-vjeç.

‘’Me datë 17.02.2018 reth orës 18:oo, Policia ka marrë informcin se një person, mashkull, rreth 60 vjeç është gjetur i alivanosur në sheshin Nënë Tereza. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia policore dhe mjekët emergjentë. Këta të fundit kanë bërë përpjekjet e tyre për t’i ofruar ndihmën e parë, miërpo sipas mjekëve personi në fjalë nuk ka shenja jete.’’, ka thënë Borovci për Periskopin.

Sot po festohet 10-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, ku sheshet e Prishtiëns janë të mbushuara me njerëz