Shkaktoi të qeshura në sallë, kjo është fotoja që Berisha i tregoi Ramës (FOTO-LAJM)

Një episod mes Beirshës dhe Ramës ka shkaktuar mjaft të qeshura sot në Kuvend.

Ishte momenti kur Berisha i tregoi Ramës një meme që qarkullon në rrjetet sociale, ku kryeministri ka në krah ministrin Bushati dhe zv.kryeministren Mesi.

Berisha ia tregoi atij para kamerave duke marrë përgjigje nga Rama se duhet të ketë kujdes se mos filmohet siç u filmuan Salianji dhe Grida Duma.

“Sali aman kujdes se do të filmojnë edhe ty. Kujdes, se ti dhe ku nuk futesh e kushedi çfarë po na nxjerr.

Kujdes se ti je i çuditshëm, ti ku nuk futesh. Kushedi çfarë të nxjerrin.

Aman se na turpëruat, na morët fytyrën. Kujdes se ke kamera, aman të keqen”., – tha Rama

Foton që Berisha i tregoi Ramës mund t’a shihni në galerinë që shoqëron këtë lajm.