Horoskopi Ditor – e Merkure 14 Shkurt 2018 – Horoskopi i ShenValentinit!

Do jeni ne humor shume te mire gjate gjithe kesaj dite keshtu qe do beni cdo gje qe marredhenia me partnerin te kete akoma me shume permiresime. Beqaret nuk do jene me fat sot, por nuk duhet te merziten aspak. E nesermja ka per te qene fantastike dhe kjo fale sjelljes se tanishme. Financat mund te jene paksa me delikate per shkak te shpenzimeve me te medha qe do kryeni per rregullimin e shtepise.

Demi

Dielli do ndricoje edhe me shume sot ne jeten tuaj ne cift dhe do ua beje cdo moment shume me te bukure. Prane partnerin do ndiheni me te vertete te plotesuar. Beqaret mire eshte te mos bejne asnje lloj cmendurie sot sepse situata mund t’iu dale edhe jashte kontrollit me pas. Gjendja e financave do konsolidohet tej mase dhe nuk do ndieni me asnje lloj problemi.

Binjaket

Do jeni shume te dashur dhe lozonjare me partnerin tuaj sot keshtu qe marredhenia juaj do jete e shkelqyer ne cdo moment. Per asgje nuk do debatoni dhe castet intime do shtohen akoma me teper. Beqaret me ne fund do hedhin hapat e para drejt nje lidhjeje te qendrueshme. Buxhetin do arrini ta organizoni akoma me mire dhe situata do filloje te permiresohet disi.

Gaforrja

Joshje, embelsi, humor. Kjo dite do jete fantastike per juve qe jeni ne nje lidhje dhe si pasoje emocione do perjetohen ne cdo cast. Beqaret ka mundesi te kene dashuri me shikim te pare ne ambientet e punes. Mire do jete ta largojne turpin dhe ta lene veten sa me te lire. Financat do jene gjithe kohes te mbrojtura dhe nuk do perbejne asnje lloj problemi. Mos i shqetesoni per asgje ne kete plan.

Luani

Jeta juaj ne cift do marre drejtimin e duhur gjate kesaj dite. Do i zgjidhni qe ne mengjes problemet e vogla dhe me pas do dashuroheni lirisht. Beqaret do jene gati per te marre vendime sapo te binden se personat qe ju qendrojne prane dhe i joshin jane te duhurit. Sot mund te jete edhe momenti i duhur per disa. Me shpenzimet duhet te tregoheni shume te kujdesshem sepse cdo hap i hedhur sot do kete pasoja per te ardhmen.

Virgjeresha

Duhet te jeni me largpames, me tolerante dhe me te kuptueshem me partnerin tuaj sot keshtu qe marredhenia mes jush ka per te qene me e bukur se me pare. Beqaret do kene takime, por nuk duhet te ndihen te detyruar per te bere zgjedhje. Ne planin financiar fati do jete gjithe kohes ne anen tuaj keshtu qe nuk priten aspak veshtiresi apo probleme. Edhe ata qe kane kaluar periudhe problematike do jene me te qete.

Peshorja

Mundohuni t’i perkushtoheni edhe me shume partnerit tuaj gjate kesaj dite sepse nese e beni kete do e siguroni marredhenien per gjithe jeten. Sot, me shume se kurre ai do kete nevoje per ngrohtesi dhe mbeshtetje. Beqaret nuk do jene me aq kerkues sa me pare dhe mund te ndihen gati edhe per te filluar aventura kalimtare. Gjendja juaj financiare nuk do kene asnje lloj veshtiresie apo problemi.

Akrepi

Asgje nuk do ece keq sot per juve qe jeni ne nje lidhje nese nuk tregoheni xheloze te semure dhe nuk mundoheni ta kontrolloni partnerin cdo sekonde. Beqaret ka rrezik te jene impulsive dhe mund te hedhin hapa te gabuara qe ne vend t’ua permiresojne, do ua demtojne edhe me shume te ardhmen. Me shpenzimet duhet thjesht te tregoheni gjithmone te kujdesshem dhe nuk do keni asnje veshtiresi.

Shigjetari

Dite e jashtezakonshme ka per te qene kjo e sotmja per te dashuruarit. Do ndiheni perhere te lumtur dhe te gezuar qe keni partnerin ne krah. Beqaret do bejne cdo gje per te nisur nje lidhje te qendrueshme dhe sot mund te marrin rezultatet e para nga cdo perpjekje e bere. Ne planin financiar do keni fat, por kjo nuk do te thote qe ju ta leshoni veten dhe te shpenzoni pa mbarim.

Bricjapi

Ju qe jeni ne nje lidhje do dashuroheni pa dorashka sot dhe ne cdo moment do perjetoni kenaqesi te vecanta. Beqaret do ndihen te bllokuar dhe nuk do ja shprehin dot ndjenjat nje personi qe adhurojne. Po priten gjate ka rrezik qe dikush tjeter t’ua rrembeje ate nga duart. Financat nuk do jene aq te kenaqshme sa per te hequr para menjane, prandaj beni kujdes.

Ujori

Dite aspak e keqe nuk do jete kjo e sotmja per te dashuruarit. Me partnerin do keni nje bashkepunim per t’i pasur zili dhe shpesh do i shprehni ndjenjat edhe me ze te larte. Beqaret do kalojne nje nga ditet me te bukura te jetes se tyre. Cdo gje per ta do jete si neper endrra. Edhe per buxhetin do jete nje dite e begate. Mund te kryeni investime pa frike.

Peshqit

Jeta juaj ne cift do udhehiqet gjithe kohes nga Venusi sot. Gjithcka qe keni enderruar do ju plotesohet dhe do ndiheni te qete. Respekti, mirenjohja dhe toleranca do jene mbizoteruese kurdohere. Beqaret nuk do e durojne dot vetmine, por nga ana tjeter do ndihen si te bllokuar dhe nuk do hedhin dot hapa. Ne planin financiar veshtire se mund te beni ekonomi dhe do keni goxha tronditje.