4 këshilla që pamja juaj e lëkurës të duket e përsosur!

Katër këshilla shumë të dobishme për kujdesin e fytyrës

Paraqesim disa nga maskat e fytyrës që mund të ndikojnë që fytyra e juaj të duket më e re, e bukur dhe e përkujdesur.

Maskë për heqjen e qimeve në fytyrë

Përbërësit:

10 gr. lëng limoni
1 gotë ujë
30 gr. miell
Përgatitja dhe përdorimi:

Përzieni të gjithë përbërësit deri sa të fitoni një pastë homogjene dhe aplikojeni në fytyrën tuaj. Lëreni të thahet për 15 minuta dhe pastaj mund ta hiqni atë. Pastrojeni këtë pastë me anë të një peshqiri, duke shtypur fort në drejtim të rritjes së qimeve.

Maskë kundër-plakjes me aspirin dhe limon

Përbërësit:

3 aspirina
3 lugë lëng limoni
Përgatitja dhe përdorimi:

Shpërndajeni aspirinën në lëng limoni dhe përzieni duke krijuar një pastë. Lani fytyrën tuaj, pastaj aplikoni pastën duke e lënë për 10 minuta. Kur të jetë koha hiqni maskën duke përdorur shumë ujë.

Maskë revitalizuse me kos, mjaltë dhe aspirin

Përbërësit:

5 aspirina
1 lugë gjelle kos
½ lugë gjelle mjaltë
Përgatitja dhe përdorimi:

Bluani mirë aspirinin dhe përzieni së bashku me përbërësit tjerë. Për të aplikuar në mënyrë efektive maskën, së pari duhet të zhytni një pecetë në ujë të ngrohtë mbi fytyrën tuaj, në mënyrë që të hapni poret. Pas tharjes së fytyrës suaj, aplikoni përzierjen në të, duke e lënë në lëkurë për rreth 30 minuta. Pasi të jetë koha, hiqni atë duke përdorur ujë të vakët.

Maskë eksfoliante

Përbërësit:

3 aspirina
3 lugë ujë të vakët
Përgatitja dhe përdorimi:

Shpërndajeni aspirinën në ujë për të krijuar një pastë. Aplikojeni atë në fytyrë të pastër dhe lëreni të veprojë për 10 minuta. Pastaj pastrojeni me ujë të freskët