Si te largoni fare thjesht brenda nates kollen dhe sekrecionet

Kolla dhe teshtimat ju mundojnë, aq sa nuk i mbijetoni dot pjesës së mbetur të ditës. Mbi të gjitha, askush nuk e do një njeri që kollitet dhe teshtin. Kolla e vazhdueshme është më e keqe natën, kur ju mban zgjuar për një kohë gjatë.

Aq më keq kur preken fëmijët e vegjël. Imuniteti i tyre është i dobët dhe nuk mund të luftojë lehtë viruset që shkaktojnë të ftohtit. Doktorët të drejtojnë te shurupet e ndryshëm, por këto zgjidhje farmaceutike mund të shkaktojnë efekte anësore dhe probleme, nëse merren shumë gjatë.

Nëse vijon marrjen e shurupeve për një kohë të gjatë krijon varësi, sepe në këto ilaçe për kollë ka me shumicë kodeine and dekstrometorfan. Ndaj qëndroni larg tyre. Kërkoni mjekim natyral që përfshijnë mjaltë apo përbërës të tjerë të fuqishëm. Provoni ngjitësin natyral me mjaltë dhe xhenxhefil dhe hiqeni qafe kollën menjëherë.

Përbërësit:
1 lugë gjelle xhenxhefil të freskët të frirë ose xhenxhefil pluhur
Mjaltë natyral
Vaj ulliri
Miell
Një garzë, pecetë e pastër dhe ngjitës adeziv

Si përdoret:
Hidh miellin në mjaltë dhe trazojini deri sa të përzjehen mirë. Shto pak vaj ulliri dhe xhenxhefil. Trazojeni përsëri. Përzjerjen e bërë si brumë vendose në një garzë ose një napë. Vendose në kurriz, ose në gjoks, duke e fiksuar me një ngjitës adeziv.

Për fëmijët:
Nëse doni t’a aplikoni këtë garzë te fëmijët, sigurohuni që t’a mbajnë të paktën tre orë para se të shkojnë për të fjetur. Të rriturit mund ta mbajnë ngjitjen gjatë natës. Duhet të keni parasysh se këto lloj ngjitjesh do t’ju bëjnë të djersiteni më shumë.
Ajo nuk ka asnjë efekt anësor, por duhet kujdes kur e përdorni te fëmijët sepse lëkura e tyre është më e ndjeshme.
Historia e Rachel Lim
Kjo nënë e ka përdorur ngjitjen te fëmija i saj dhe ishte shume e kënaqur me rezultatet. Ajo përdori vaj kokosi në vend të vajit të ullirit dhe shtoi pak lëng xhenxhefili në këtë brumë. Ajo ka postuar në rrjetet sociale dëshminë e saj, duke treguar se fëmja zakonisht kollitej natën, edhe 2-3 orë pasi kishte fjetur.
Ajo e aplikoi ngjitëvasen dhe e la për 4 orë. Lim thotë se fëmija u përmirësua dhe nuk qante apo ankohej më gjatë natës. Kjo ngjitje e ndihmoi atë dhe fëmijën që të luftonte kollën. Xhenxhefili dhe mjalti janë përdorur prej shekuj për vetitë e tyre shëruese. PressKosova.info