Adelina Berisha mjaft atraktive në klipin e ri, zbulon detajet e këngës së re (Foto)

Këngëtarja Adelina Berisha po bëhet gati që shumë shpejt të sjellë projektin e saj të parë muzikor për vitin 2018.

Për Telegrafin, Adelina ka treguar në një prononcim të shkurtër disa detaje nga kënga e re.

“Kam përfunduar punimet për këngën time më të re, e cila do të jetë ritmike. Është punuar nga Irkenc Hyka, ndërsa klipi po punohet në Tiranë, nga MAX Production”, ka thënë Adelina Berisha për Telegrafin.

6265589009704026112_n.jpg” alt=”” width=”1080″ height=”1350″ class=”alignnone size-full wp-image-26187″ />
Adelina Berisha do të vijë mjaft atraktive dhe tërheqëse në klipin e ri

Ajo ka qenë mjaft aktive gjatë vitit 2017 me projekte muzikore, të cilat janë pritur mirë nga publiku.

Berisha shpreson që të njëjtin sukses ta pasojë edhe në projektet e reja që pret t’i lansojë këtë vit. /Telegrafi/