Albulena Kryeziu-Bokshi: Mes dhimbjesh erdhi gëzimi më i madhi në jetë – DONI, atëherë kur vërtetë e DONim një fëmijë

Gjithnjë e hareshme, e buzëqeshur dhe me stil, teksa publikun arrin ta bëjë për vete në çdo shfaqje që merr pjesë. Është kjo aktorja Albulena Kryeziu-Bokshi, e cila vetëm pak javë më parë mori titullin më të bukur që mund t’i dhurojë jeta.

Ajo u bë nënë për herë të parë e një djali të cilin vendosi ta pagëzojë me emrin Don. Në një intervistë për Telegrafin, Lena kësaj radhe rrëfen se si e përjetoi ardhjen e Donit në jetën e saj, dhe sa ka ndryshuar tashmë rutina ditore me një person më shumë në familjen Bokshi

Albulena Kryeziu në një intervistë “përballë” pasqyrës së jetës së saj, rrëfen ndjenjën e të bërit nënë për herë të parë

Planet për aktrimin sigurisht nuk mbesin mbrapa, derisa Kryeziu-Bokshi potencon se publikut do t’i mungojë për pak kohë, e krejt kjo për shkak se prioritet për momentin për të, do të jetë magjia e mëmësisë…

Albulena, e përmbyllët vitin 2017 duke u bërë nënë për herë të parë. Na trego pak si e përjetuat këtë ndjenjë të veçantë?

Jam ende në fillet e para të mëmësisë, prandaj e kam shumë të vështirë ta shpjegoj. Tentova në një intervistë ta shprehë por definitivisht fjalët e mija janë te vobekta karshi ndjenjave që po i përjetojë këto ditë.

Si ka qenë momenti i takimit të parë me Donin?

Takimi i parë me Donin, njëjtë edhe kjo pyetje që vështirë se mund të ju tregoj saktësisht, e di që ende nuk i kishin kryer punën mjekët, mes dhimbjesh erdhi gëzimi më i madhi në jetë dhe më kujtohet që në atë moment kur bashkëshorti im e mori në dorë dhe erdhi pranë meje duke më uruar, unë pëshpërita “me fat”.