Karekteristikat e njeriut ambicioz

“(Njerëzit me ambicie të ultë) nuk e dinë pse janë krijuar, nuk dinë se cili është synimi prej krijimit të tyre, kurse kulmi i ambicieve të tyre është arritja e qëllimeve materiale dhe s’pyesin fare se ç’farë turpërimi u sjellë ky veprim. Ata e flijojnë nderin për të arritur qëllimin, i japin përparësi kënaqësisë një orë edhe pse kjo gjë u sjellë sëmundje për tërë jetën. Gjatë tregtisë veshin petkun e mashtruesit dhe mendjemadhit, bëjnë hile dhe mashtrime dhe fshehin gjendjen e tyre reale. Nëse fitojnë diçka e fitojnë me rregulla të dyshimta dhe sipas epshit të tyre ushqehen. Tërë natën e kalojnë në gjumë e edhe pse edhe ditën janë në gjumë askush si ata nuk flenë. Në mëngjes vrapojnë për të arritur epshet e tyre mu sikur lakmon derri, e shikon qeni, sulmon luani, befason ujku dhe dredhon dhelpra. Këtyre njerëzve kur u vjen vdekja u vjen keq vetëm për epshin e tyre dhe jo për mungesën e devotshmërisë. Kaq është niveli i diturisë së tyre”.