”Pse s’po ballafaqohen kandidatët për kryeministër Kosovë?”

Sociologu dhe profesori universitar, Fadil Maloku në kuadër të ditës së fundit të fushatës zgjedhore në vend, ka shkruar për kandidatët që në këto zgjedhje garojnë për postin e kryeministrit. Maloku përmes një postimi është shprehur se ballafaqimi i drejtëpërdrejt publik i kandidatëve të subjekteve politike për postin e kryeministrit përçon mesazh eufemist.

Lidhur me këtë çështje, sociologu ka shtjelluar edhe mesazhet që sjellë mosdalja e të nominuarve për kryeministër për diskutim në publik.

”Mospjesëmarrja, mosgatishmëria, apo disi edhe ikja nga dueli apo ballafaqimi i drejtëpërdrejt publik, i lidershipëve partiak dhe sidomos atyre për “karrikën” e kryeministrit, na qon dosdido një lloj mesazhi eufemist!? Por, për çfarë mesazhesh kemi të bëjmë në fakt? a. Njëri, mundet me qenë; synimi për amnestimin e gabimeve (si nga ana e ish qeveritarëve, ashtu edhe opozitës!) b. Tjetëri, tendenca për rirreshtimin përmes logjikës së numrave, në vend të logjikës ideologjike! c. Një tjetër, mund të jet ai i mundësisë ideale për t’u arratisur sigurt nga ballafaqimi koncepteve dhe parimeve qeverisëse! d. Gjithashtu, një mesazh tjetër mund të jet edhe ai i papërgjegjësisë për t’u dhënë qartë kuptim sfidave të; demarkacionit, asociacionit, gjykatës speciale, formimit të ushtrisë…! e. Ka edhe tjera mesazhe që ne nuk i dijme, apo nuk i kemi hasur…!”, ka shkruar Maloku./