Pacolli: Do të shihni nga kontratat e bëra si Kosova është zhvatur

Behgjet Pacolli

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, në tubimin përmbyllës së koalicionit LDK-AKR-Alternativa, tha se me fitoren e tyre do të vihen në pah të gjitha padrejtësitë e kontratave që janë bërë gjatë këtyre viteve, siç tha ai nga ata që e kanë zhvatur Kosovën.

“Vota juaj e 11 qershorit nuk është votë e rëndomtë, ajo është një votë që përfundimisht i jep fund errësirës në Kosovë, një votë që krijon një qartësi për Kosovën, votë që atë lokomotivë që ka mbete aty qe 18 vite ta marrim ta ridrejtojmë në binarët e vërtetë dhe ta shtyjmë të eci”, tha Pacolli.

Sipas tij, Kosova është dëmtuar shumë andaj duhet punë, mund dhe ndjerës që të ridrejtohet në binaret e duhur.

Pacolli kërkoi ndihmën e votuesve në krijimin e një Kosove dinjitoze dhe me perspektiv për te rinjtë.