SONTE BËHET NDARJA E ÇMIMEVE TË PANAIRIT TË 19-TË TË LIBRIT

Edhe gjatë ditës së tretë të këtij panairi do të ketë aktivitete të shumta. Një ndër to është edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve të panairit që do të zë vend në Hotel Prishtina me fillim nga ora 20:30.

Për të gjithë adhuruesit e librit të martën është hapur Panairi i 19-të i Librit në Prishtinë. Gjatë dy ditëve të para në këtë panair përveç ofertave të ndryshme kishte edhe promovime të shumta u përkujtuan edhe shkrimtarë të shumtë, shkruan KultPlus.

Edhe gjatë ditës së tretë të këtij panairi do të ketë aktivitete të shumta. Një ndër to është edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve të panairit që do të zë vend në Hotel Prishtina me fillim nga ora 20:30.

Rikujtojmë se panairi do të qëndroj i hapur deri me datën 11 qershor në Pallatin e Rinisë.