Nishani shtron iftar, vlerëson kontributin e komunitetit mysliman

Presidenti Bujar Nishani dhe zonja e parë Odeta Nishani shtruan një iftar me rastin e Muajit të Ramazanit.

Në fjalën e tij në këtë darkë, kreu i shtetit vlerësoi sakrificën e besimtarëve myslimanë shqiptarë, e cila sipas tij, përmes përkushtimit dhe përuljes shfaqi vullnetin dhe dëshirën si tregues të forcës së besimit.

Presidenti Nishani vlerësoi gjithashtu rolin e komunitetit mysliman shqiptar dhe udhëheqësve të tij fetarë, duke i cilësuar ata atdhetarë e patriotë, por dhe përçues të emancipimit kulturor e shpirtëror të shqiptarëve, që kanë mbajtur gjithmonë gjallë harmoninë, respektin reciprok dhe bashkëjetesën fetare në vendin tonë.Nishani shtron iftar, vlerëson kontributin e komunitetit mysliman