Kurti: Në garën ndërmjet Vetëvendosjes e PDK-së, do të fitojmë ne në Drenicë e Kosovë

Albin Kurti

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosja, Albin Kurti, ka thënë se “në garën ndërmjet Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës, do të fitojë Vetëvendosja dhe jo PDK-ja”.

“Na duhen njerëz të ndryshëm për ndryshim, jo nga ata që ishin të njëjtë – dhe këtë mund ta bëj vetëm Vetëvendosja”..

“Dhe kjo është arsyeja pse ne jemi zgjidhja në këto zgjedhje”.

Kështu ka thënë Kurti para banorëve të Drenicës.

“Drenasi i ka dhënë shumë Kosovës, shumë bijë dhe bija e kanë sakrifikuar edhe jetën, por Drenasi ka fituar vetëm degradim dhe varfëri”.

“Ne do t’i mbështesim të varfrit – politikat sociale nuk mund ta presin zhvillimin ekonomik ato do të shkojnë bashkë me zhvillimin ekonomik”.

Kurti ka thënë tutje se kandidatët tjerë për kryeministër e dinë se nuk do të fitojnë për atë edhe bëjnë premtime madhore.

“Ata e dinë se kërkush nuk do të kërkojë llogari për premtimet e tyre të rrejshme”. Tutje Kurti ka thënë se me qeverisjen e Vetëvendosjes, pasuria e paligjshme do të konfiskohet, do të ketë ligj të veçantë për Veittingun, do të mbështet arsimi, shëndetësia dhe politikat sociale.