Haradinaj për sulmin në Londër: Nuk duhet të dorëzohemi para akteve terroriste

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimët e tija lidhur me sulmin terorrist që ndodhi mbrëmë në Londër. Haradinaj ka shkruar se është “thellësisht i prekur nga sulmet makabre në Londër dhe me humbjen e jetëve të njerëzve të pafajshëm”.

“Lutjet tona sot janë me familjet e viktimave dhe popullin britanik. Asnjëherë nuk duhet dhe nuk do të dorëzohemi para akteve të tilla. Rreshtohemi me aleatët tanë në luftën e pakompromis kundër terrorizmit”, ka shkruar Haradinaj.