ZVICRA GODITET NGA NJË TERMET

Mbrëmë, pas orës 21, është raportuar për dridhje të tokës në afërsi të Sionit.

Sipas Shërbimit Sizmologjik të ETH Cyrih, tërmeti kishte një magnitudë prej 3.4 shkallësh, shkruan albinfo.

Dridhjet duket se janë ndier në mënyrë të konsiderueshme, por megjithatë nuk është raportuar të kenë shkaktuar dëme.