Fotografi e rrallë, Dardan Molliqaj e Hashim Thaçin

Tash e sa kohë është duke qarkulluar në rrjete sociale një foto, në të cilën shihet njeriu i dytë i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, duke pozuar para këmbëve Presidentit Hashim Thaçi

Njeriu që njihet si shefi i trupave paramilitare të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, vite më parë duket se e ka adhuruar Hashim Thaçin.

Një foto e tij, bashkë edhe me disa të rinj të tjerë të komunës së Deçanit, në shoqëri të Presidentit Thaçi, në atë kohë Kryetar i PDK’së, po shkon në mënyrë virale në internet.

Kjo foto, sipas njërit prej personave tjerë në këtë foto, Smajl Zukajt, është bërë kur Molliqaj ka qënë Kryetar i Forumit Rinor të PDK’së, në fshatin Beleg të Deçanit.

“Në këtë foto jam edhe unë. Dardan Molliqaj ka qënë deri vonë kryetar i Forumit Rinor të PDK’së në Beleg”, ka shkruar Zukaj.

Molliqaj, por edhe militantët e tjerë të LVV’së, tash, nuk hezitojnë ta linçojë publikisht këndo që në çfarëdo rrethane shihet në fotografi me Thaçin.

Ajo çfarë mbetet e paqartë është se kur ka ndodhur largimi i Molliqajt nga PDK dhe cilat kanë qënë arsyet.