Aeroplanët japonezë pranë brigjeve të Koresë së Veriut (Foto)

Aeroplanët luftarakë japonezë po marrin pjesë në një operacion stërvitor të përbashkët me forcat detare amerikane pranë brigjeve të Koresë së Veriut.

Megjithatë, zyrtarët e Marinës amerikane shprehen se nuk kanë asnjë synim për të bërë presion mbi Korenë e Veriut.

Në këtë stërvitje të përbashkët janë duke marrë pjesë edhe dy aeroplanmbajtëset amerikane “USS Carl Vinson dhe USS Ronald Reagan”.

Kjo është hera e parë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japonia kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake që pas vitit 1990, transmeton tch.

Stërvitja e përbashkët vjen vetëm dy ditë pas ushtria amerikane kreu testin e parë të mbrojtjes antiraketore, duke simuluar një sulm me raketa balistike ndërkontinentale.