OSBE ME MË PAK PËRKRAHJE TEKNIKE NDAJ KQZ-SË PËR ZGJEDHJE (VIDEO)

Zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të enjten i vizitoi shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë Jan Braathu.

Norvegjezi u shpreh tejet i kënaqur me angazhimin dhe bashkëpunim që kanë me KQZ-në, njofton Klan Kosova.

Shefi i OSBE-së bëri me dije se kësaj radhe, misioni që e drejton do të japë përkrahje më të vogël për KQZ-në, duke përmendur vetëm në aspektin teknik.

Megjithatë, theksoi se do të ketë disa të angazhuar në ditën e votimeve.