BRESHËRI PLUMBASH MBI TË RIUN SHQIPTAR NË ROMË

Një i ri shqiptar u qëllua me breshëri plumbash në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe tanimë ndodhet në gjendje kritike për jetën në një spital të Romës në Itali, shkruan Shekulli.

Mediat italiane raportojnë se i riu është qëlluar nga dy persona me motor të tipit “Scooter”. Mësohet se shtetasi i plagosur është 25 vjeç, por nuk dihet ende identiteti i tij.

Në momentin e ngjarjes i riu po hynte në banesë me vëllanë e tij por është qëlluar disa herë me pistoletë.

Policia italiane po kryen hetime rreth ngjarjes, ndërsa ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.